Një “armë” për të luftuar minat

22/10/2012 16:30

Mund të duket si një top gjigant i ardhur nga një botë tjetër, por kjo është pajisja që mund të shpëtojë jetën e mijëra personave çdo vit.

E ndërtuar me shkopa bambuje, hekur dhe plastikë, pajisja sferike është e specializuar në shkatërrimin e minave anti-njeri dhe mund të zëvendësojë kërkimet e lodhshme që bëhen manualisht nga ushtarët.

Pajisja jep garanci të plotë në shpërthimin e minave që ndesh në rrugën e saj, ndërsa është e pajisur me një sistem të orientimit hapësinor, që e bën atë të jetë në gjendje të kontrollojë çdo zonë të dyshuar për mina.

E prodhuar në mënyrë artizanale dhe me një kosto fare të lirë, “topi” mund të shkatërrojë deri në katër bomba, përpara se të bëhet i papërdorshëm.

Për më tepër, ajo që e bën këtë pajisje kaq të sofistikuar, është aftësia për t’u telekomanduar në distancë, duke qenë kështu në gjendje që të eliminojë minat, pa asnjë rrezik për ushtarët që merren me këtë punë.

Projektuesi i pajisjes, Massoud Hassani, është afgan, që u largua nga vendi i tij në moshën 14-vjeçare, pasi një pjesë e familjes mbeti viktimë nga një minë, e vendosur prej talebanëve.

Top Channel