Mis Indonezia i përkushtohet golfit

22/10/2012 12:00

Ines Putri Tjiptadi është bërë e famshme në vendin e saj pas fitores së konkursit të bukurisë Mis Indonezia, por në vend që të ndiqte rrugën e botës së spektaklit, 23-vjeçarja ka vendosur t’i përkushtohet pasionit të saj: golfit.

Bukuroshja synon të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Brazil 2014”, ku për herë të parë golfi do të përfshihet në listën e disiplinave sportive.

“Të fitoj medalje në Olimpiadë apo edhe në Lojërat Aziatike do të ishte një arritje e madhe për mua”, shprehet Tjiptadi.

Mis Indonezia ka fituar disa turne golfi amatore, ku veçohet suksesi në kampionatin e Singaporit në 2010 dhe kampionati kombëtar i Indonezisë në vitin 2004.

“Dua të promovoj këtë sport në vendin tim dhe të tregoj se nuk është një sport vetëm për të pasurit”, thekson bukuroshja.

Top Channel