Tapetet “fluturuese” në Tiranë

20/10/2012 21:40

Tapeti fluturues është një ndër elementët më të njohur të përrallave të mitologjisë persiane, por në fakt, përrallat e vërteta janë pikërisht tapetet persiane, të famshëm për bukurinë dhe cilësinë e tyre në të gjithë botën.

Një ekspozitë me kryesisht të tillë tapete, por edhe të tjerë nga vende të Lindjes së Mesme është çelur në Tiranë.

Pjesë e rëndësishme e këtyre tapeteve janë simbolet: medalioni, që përfaqëson Diellin, pra një diell për shtëpinë.

Simbole të lutjes dhe simboli i pemës së jetës, që përfaqëson shtimin e brezave. Tapete klasike, por edhe moderne.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur pranë hotel “Sheraton”, çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje, deri më 24 tetor.

Top Channel