Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) do të përzgjedhë futbollistin më popullor në botë me anë të votave të përdoruesve të internetit në faqen e saj zyrtare.
Pjesëtarët e këtij instituti kanë propozuar kandidatë nga çdo vend i botës dhe nga Shqipëria lojtari i përzgjedhur është kapiteni i përfaqësueses kuqezi, Lorik Cana.
Votimi do të kryhet deri në datën 30 nëntor 2012. Pesë futbollistët që kanë marrë më shumë vota nga Afrika, Azia dhe CONCACAF-i do i bashkohen tetë lojtarëve nga Europa e Amerika Latine dhe një lojtari nga Oqeania për të plotësuar finalistët.
Këta 32 finalistë mund të votohen më pas nga 1 dhjetori 2012 deri në 3 janar 2013 për të përzgjedhur futbollistin më popullor të vitit 2012.
Top Channel