Qëndrimi ulur dëmton shëndetin

15/10/2012 08:35

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të fundit.

Shkencëtarët e universiteteve të Leicester dhe Loughborough theksojnë se dëmi i shkaktuar nuk rekuperohet as me stërvitje. Studimi i publikuar në revistën ‘Diabetologia’, ka analizuar 18 studime ekzistuese që përfshijnë 800 mijë persona.

Në kohët e sotme, ku jeta sedentare ka shumë “hapësirë” me të parit televizor dhe të ndenjurit në kompjuter, kërkuesit theksojnë se të shkuarit në palestër pas pune është opsion më i mirë se sa divani i shtëpisë.

Studimi i udhëhequr nga Dr. Emma Wilmot nuk e përcakton se sa është periudha e të qëndruarit ulur që të bën dëm.

“Të gjithë ata që punojnë në zyrë janë të rrezikuar nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës dhe qëndrimi ulur nuk shlyhet me një orë palestër. Mund të them se kamarierët kanë punën më të mirë në këtë aspekt”, shprehet Wilmot.

Top Channel