Çmimi i paqes në Afrikë… nuk e fiton askush

15/10/2012 16:25

Në një rast unik, çmimi i përvitshëm për paqen në Afrikë u vendos që të mos akordohej për 2012-n, pasi asnjë prej kandidatëve nuk plotësonte kushtet e duhura për ta merituar atë.

Çmimi me vlerë pesë milionë dollarë akordohet për ata drejtues shtetesh, të zgjedhur në mënyrë demokratike, që arrijnë standarte të rëndësishme në mirëqeverisje dhe rritjen e nivelit të jetesës së popullit të.

Është kusht që në mënyrë që çmimi të akordohet, lideri nuk duhet të jetë më në detyrë, pasi duhet ta ketë dorëzuar atë në mënyrë vullnetare apo pas zgjedhjeve të qeta e të njohura nderkombetarisht.

Megjithatë, komisioni vlërësuar çmoi se asnjë ish-burrë shteti nuk është në gjendje që të plotësojë kriteret e domosdoshme.

Një vit më parë, fitues u bë Presidenti i Kepit të Gjelbërt (shtet ishullor në Afrikën Perëndimore), Pedro Verona Pires.

Ai udhëhoqi vendin e tij në luftën kundër kolonializmit portugez, futi në vend një sistem shumëpartiak dhe solli progres të rëndësishëm në përparimin dhe mirëqënien e kombit të tij.

Top Channel