Reçipetat që sinjalizojnë tumorin

12/10/2012 17:20

Çdo vit, mbi një milionë femra në të gjithë botën preken nga tumoret e gjirit, ndërsa 400 mijë prej tyre vdesin.

Kontrolle të vazhdueshme rekomandohen për të përmirësuar shanset e mbijetesës, por tashmë mund të jetë një lloj i ri recipetash, ai që mund t’u shpëtojë jetën qindra mijëra grave.

Nëpërmjet një teknologjie të përparuar, një kompani mjekësore është duke zhvilluar një lloj reçipetash, të pajisura me sensorë në gjendje që të zbulojnë që në fazat e hershme një tumor.

Aktualisht, produkti është në testim dhe ai ka dhënë rezultate të mira, në sinjalizimin e femrave kur masat tumorale zhvillohen në brendësi të trupit të tyre.

Nëse edhe testimet e fundit do të rezultojnë të suksesshme, atëherë produkti i shumëpritur do të dalë në treg në vitet 2013.

Top Channel