Disa qindra banorë të krahinës së Guangxit, në Kinë, u grumbulluan për të parë një sport të dhunshëm, në të cilin kuajt detyrohet të përleshen me njëri-tjetrin.

Një fushatë e tillë, e cilësuar si barbare nga ana e mbrojtësve të të drejtave të kafshëve, vazhdon të ketë një popullaritet të madh në Kinën rurale, ku ky sport konsiderohet ende si argëtues.

Në të vërtetë, përleshja e kuajve është një lojë që daton nga 500 vjet më parë, kur për kënaqësinë e parisë dhe aristokracisë vendase, kuajt egërsoheshin në mënyrë që lufta të bëhej më tërheqëse.

Në pothuajse të gjithë vendet perëndimore, sportet e dyluftimit të kafshëve, mbi të gjitha ato me qen apo gjela, konsiderohen si një brutalitet dhe ndalohen me ligj.

Megjithatë, në Kinë nuk ekziston një ligj që të pengojë sporte të tilla dhe as brutalitetin ndaj kafshëve, me shumë prej tyre, të cilat konsiderohen si kafshë shtëpiake në kulturat perëndimore, që shërbejnë për ushqim në shtetin më të populluar në botë.

Top Channel