Macja e humbur kthehet pas gjashtë vitesh

09/10/2012 17:55

Një familje britanike përjetoi gjatë javës një bashkim të papritur “familjar”, me macen që kishte humbur gjashtë vjet më parë, raportoi e përditshmja “Daily Mail”.

Ndonëse fillimisht e zonja besoi se ishte thjesht një tjetër mace e cila kishte ngjashmëri me “Charlie”-n e humbur, shumë shpejt kafsha u identitifikua në fakt me të vërtetë si “Charlie”, falë një mikroçipi që i ishte vendosur në trup që kur ishte kotele.

Edhe më e pabesueshme kjo histori bëhet nga fakti se të zotët e kafshës ishin zhvendosur ndërkohë në një banesë të re, në të njëjtin qytet, por rreth pesë kilometra larg shtëpisë së vjetër.

“Kur u largua, e kërkuam gjithandej, por pastaj hoqëm dorë. Është me të vërtetë e pabesueshme kjo histori. Nuk dimë asgjë se çfarë ka bërë Charlie këto gjashtë vite, vetëm se duket se ka kaluar mirë, pasi është shëndoshur dukshëm”, u shpreh e zonja e entuziasmuar.

Top Channel