ADN-ja zbulon origjinën e orizit më të kultivuar

04/10/2012 00:00

Është rindërtuar evolucioni i llojit të orizit më të kultivuar në botë,
Oryza Sativa. Udhëtimi i tij i gjatë, që nga “djepi” në jug të Kinës
deri në pjatën tonë, është pasqyruar në revistën “Nature”.

Falë studimit të ADN-së së llojeve të ndryshme të kultivuara, Akademia Kineze e Shkencave ka arritur të përcaktojë evolucionin e kokrës së orizit.

Nga studimi i ADN-së rezulton se varieteja japoneze është reduktuar nga epërsia e një lloji kinez të quajtur Oryza Rufipogon, që kultivohet në jug të Kinës.

Top Channel