Gjithmonë e më shumë të mitur po i përkushtohen mësimit të luajtjes në instrumenta muzikorë, ndërsa kultura e muzikës po fiton gjithmonë e më shumë terren në vendin tonë.

Pianistë, kitaristë, violinistë apo instrumentistë të tjerë të së ardhmes, ky është synimi për qindra apo mijëra fëmijë shqiptarë.

“Pasdite” në “Top-Channel” vendosi në qendër të vëmendjes pikërisht këtë tendencë, duke sjellë për publikun një material filmik të përqendruar për mësimin e muzikës prej të miturve.

Por, cila është mosha e përshtatshme për të nisur mësimin e një instrumenti muzikor?

A realizojnë fëmijët dëshirat e tyre apo ato të prindërve të tyre? A është diçka pozitive përfshirja e fëmijëve në botën e muzikës dhe sa ndikon ajo në rendimentin shkollor? Të gjitha këto pyetje, u trajtuan nëpërmjet dëshmive dhe intervistave me specialistë të fushës.

Top Channel