Pas biçikletave, moto-taksitë

02/10/2012 16:20

Pas biçikletave holandezët sjellin një tjetër risi në transportin publik. I shpejtë, praktik e nuk bllokohet në trafik, ekologjik dhe mbi të gjitha mjaft i lirë.

Bëhet fjalë për moto-taksinë, mjeti me dy rrota nisma më e fundit e një kompanie në Amsterdam të Holandës, e financuar edhe nga vetë bashkia e qytetit. Si fillim janë hedhur në rrugë 100 mjete me dy rrota që funksionojnë me anë të energjisë së siguruar nga një bateri e karikueshme, pa harxhuar asnjë pikë karburant, që përkthehet asnjë emëtim lëndësh helmuese në atmosferë.

Avantazhet e këtij transporti: Nuk të vonon në trafik, s’ka kosto të lartë (për cdo lëvizje brenda qytetit mjafton të paguash 2.5 euro), mund të prenotohen lehtësisht nëpërmjet internetit dhe telefonit.

Disavantazhet e këtij shërbimi: Lëvizja në mot me shi është praktikisht e vështirë dhe kufizimi i transportit vetëm që është vetëm në një person.

Nisma e ideuar nga Ruben Beugels, pasi vetë ky i fundit mbeti peng i trafikut dhe humbi një takim të rëndësishëm pune, për momentin është ende në fazën e një projekti pilot dhe në varësi të suksesit pritet të shtrihet edhe në qytetet e tjera të Holandës.

Top Channel