Meshkujt pa flokë duken më meshkuj

01/10/2012 13:25

Gjithmonë meshkujt e kanë problem rënien e flokëve, por sipas një studimi të fundit “tullacllëku” ka një të mirë. Meshkujt me kokë të rruar shihen si më dominues në krahasim me ata me flokë.

Albert Mannes, lektor në Universitetin e Pensilvanisë (pa flokë dhe ai), ka kryer një eksperiment për të parë se si perceptohen meshkujt me kokë të rruar nga të tjerët.

Mannes tha për Times.com: “Meshkujt që qethen zero shihen si më të fuqishëm dhe më lider se ata me flokë.”

60 vullnetarëve iu treguan foto të burrave me kokë të rruar dhe me flokë e më pas iu kërkua të jepnin një vlerësim për to. Rezultatet treguan se ata pa flokë linin përshtypje si më të fortë.

Gjithsesi, nga eksperimenti doli se më tërheqësit ishin meshkujt me flokë.

Në fund Mannes jep edhe një këshillë: “Të gjithë atyre që po u bien flokët u them që të rruajnë kokën dhe të përfundojnë vetë atë që ka nisur Nëna Natyrë.”

Top Channel