AK, protestë para Ministrisë së Bujqësisë

01/10/2012 00:00

Aleanca Kuqezi ka zhvilluar ditën e hënë një manifestim në formë
proteste përpara Ministrisë së Bujqësisë. Me këtë rast, 10 akademikë të
njohur, në shenjë proteste dogjën gradat shkencore për të treguar
zhvlerësimin që qeveria po u bën çdo ditë e më tepër.

Ata u shprehën se teserat e PD janë bërë më të vlefshme se sa doktoraturat e tyre dhe se Berisha me politikën e tij ka shkatërruar elitën akademike duke veshur me militantizëm gjithçka.

Ndërkohë, akademikët të cilët në mënyrë demonstrative kanë djegur gradat e tyre shkencore më protestën e zhvilluar para Ministrisë së Bujqësisë kanë deklaruar se do t’i bashkëngjiten Aleancës Kuq e Zi.

Top Channel