Marinarët, video nën ritmet e “Gangnam style”

29/09/2012 00:00

“Çmenden” marinarët tajlandezë nga ritmet e këngës “Gangnam style”, të reperit koreanojugor Psy.

Në një video të publikuar në “YouTube” marinarët realizojnë disa koreografi të stilit rodeo, nën tingujt e këngës që ka bërë xhiron e botës. Versioni origjinal i saj pati rreth 300 milionë klikime.

Për ta realizuar videon, e xhiruar në bazën Phuket, u deshën 3 ditë prova. Të gjithë të qeshur, me syze dielli, që kërcejnë nën ritme që s’kanë shumë lidhje me uniformën që mbajnë.Videoja u projektua gjatë një feste në bazën detare të marinarëve-kërcimtarë.

Top Channel