Reese Witherspoon, nënë për herë të tretë

28/09/2012 13:10

Reese Witherspoon është bërë nënë për herë të tretë pasi lindi një djalë me emrin Tennessee James ditën e premte.

Për aktoren e famshme hollivudiane vogëlushi është fëmija i parë me bashkëshortin e saj aktual, menaxherin Jim Toth.

36-vjeçarja ka dy fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin Ryan Philippe: 13-vjeçaren Ava dhe 8-vjeçarin Deacon.

Tashmë aktorja do të marrë një periudhë pushimi nga projektet kinematografike për tu marrë me rritjen e djalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA