Gafat me hartën, Apple kërkon ndjesë

28/09/2012 20:35

Pas ditësh të tëra të vendosur në qendër të kritikave për gafat me hartat në iOS6, Apple u ka kërkuar zyrtarisht ndjesë të gjithë klientëve të saj.

Madje në një komunikatë të pashoqe, kreu i “Mollës”, Tim Cook u sugjeron klientëve     që të përdorin hartat alternative të hedhura në treg nga rivalët e Apple si Google apo Nokia.

“Apple synon gjithmonë të dërgojë tek klientët e saj produktin më të mirë të mundshëm. E kemi bërë dhe do të përpiqemi ta bëjmë gjithnjë këtë, pa u lodhur kurrë. Me hedhjen e hartave të reja javën e kaluar, kemi patur disa problem. Ne kërkojmë ndjesë për shqetësimin që u kemi krijuar klientëve tanë dhe po bëjmë të pamundurën për të korigjuar gjithcka. Gjatë kohës që ne jemi duke punuar me hartat tona, klientët mund të përdorin aplikacione alternative të hartave, si nga Google dhe Nokia”, thuhet në deklaratën e Apple.

Hartat e reja të Apple u vendosën shpejt në qendër të kritikave pas gafave me qendra të rëndësishme globale, sic ishte “shtimi” i një aeroporti në Dublin, “ringjallja” e stacionit të metrosë “Aldëych” në Londër, i mbyllur prej 18 viteve apo “zhvendosja” me 10 kilometra e qendrës së qytetit të Portsmuthit, po në Angli.

Top Channel