Biçikleta gjigande e saldatorit kinez

28/09/2012 12:30

Li Lianzhi ka ndërtuar një biçikletë si ato të shekullit XIX, me një rrotë të parme gjigande. Mjeti i ri i transportit të këtij fermeri kinez është 2.7 metra i gjatë dhe 2 metra i lartë.

Saldatori nga Guanxi ka harxhuar 20 ditë dhe 700 dollarë për të ndërtuar këtë biçikletë.

Li ka zgjedhur ngjyra të ndezura (të kuqen dhe të verdhën) për të rënë edhe më shumë në sy.

Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë për të lëvizur në rrugët e lagjes së tij me biçikletën e madhe sepse pesha e saj është rreth 400 kilogramë.

Top Channel