“Babai më i mirë në botë”

28/09/2012 11:40

Një seri fotografish të një babai me vajzën e tij të vogël janë bërë shumë të famshme mes përdoruesve të internetit. Albumi fotografik me titull “Babai më i mirë në botë” tregon Dave Engledow që pozon me vajzën e tij 2-vjeçare Alice Bee, por ndryshe nga baballarët e zakonshëm.

Në foto shihet babai që humb në mundje krahu ndaj vogëlushes, duke i lexuar librin ‘Twilight’ në vend të përrallave të zakonshme apo duke marrë së bashku mësime baleti.

Koleksioni i fotove i publikuar në Facebook tregon vogëlushen duke bërë punët e shtëpisë dhe duke gatuar për të atin, por Alice nuk është vënë në rrezik aspak në këto foto sepse pozat e pamundura janë bërë të mundura me anë të Photoshop.


Dave tregon se fotoja e parë u bë për të qeshur me familjarët dhe miqtë, por vuri re që kishte shumë sukses e për këtë arsye vendosi të bëjë të tjera: “Babai që shihet në foto është ai që unë kurrë nuk do doja të isha. Është një baba i papërqendruar, që nuk di çfarë bën dhe i pakujdesshëm.”

Top Channel