Linja ajrore, ide kundër fëmijëve të zhurmshëm

26/09/2012 16:45

Me shumë pasagjerë në fluturimet e gjata që ankohen për zhurmën e krijuara nga foshnjet në bord, kompania “Air Asia” mendoi një mënyrë origjinale për të eliminuar këtë problem.

Në fakt, kompania malajziane shndërrohet në të parën në botë që përfshin përveç klasit të parë dhe të dytë, edhe një zonë të qetë në avionët e saj.

E vendosur menjëherë pas ulëseve të klasit të parë, zona e gjetë do të përbëhet nga një total prej shtatë radhësh, në të cilat nuk do të lejohen fëmijë dhe ndriçimi do të jetë minimal, për të krijuar një atmosferë sa më relaksuese.

Kjo zonë do të ketë një ndarje, e cila do ta lejojë të mos komunikojë me pjesën e pasme të avionit, ku do të mund të vendosen njerëzit e zakonshëm dhe fëmijët.

”Zona e qetë” do të nisë të eksperimentohet nga shkurti, por parashikimet flasin për një ide të suksesshme, e cila do të rrisë numrin e udhëtarëve të “Air Asia” dhe që shumë shpejt mund të përvetësohet si ide edhe nga kompani të tjera.

Top Channel