Mesazhet bëhen publike, FB e mohon

25/09/2012 04:30

Një lajm se mesazhet private të përdoruesve të Facebook-ut janë shfaqur në publik, është i rremë, ka deklaruar vetë kompania.

Disa përdorues, kryesisht në Francë, kanë raportuar se mesazhet private të dërguara midis viteve 2007-2009 papritur ishin bërë publike.

Megjithatë, Facebook tha për BBC-në: “Mesazhet ishin “wall-poste” të vjetra që kishin qenë gjithmonë të dukshme në faqet e përdoruesve të profilit”.

Rrjeti social tha me tej se: “Facebook është i kënaqur që nuk ka pasur shkelje të privatësisë së përdoruesve”.

Një tjetër burim në kompani tha për BBC-në se inxhinierët theksuan se nuk kishte asnjë lloj mënyre, që dy fushat e të dhënave mund të ishin përzierë.

Top Channel