Itali, tenton të përdhunojë 82-vjeçaren

23/09/2012 14:00

Një punëtor ukrainas 45-vjeçar është arrestuar nga karabinierët italianë pasi ka tentuar të përdhunojë një grua 82-vjeçare.

Mikola Nikolaychuk, me pretekstin për një intervistë pune, është futur në shtëpinë e pensionistes duke u përpjekur të kryente me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ulërimat e të moshuarës kanë bërë që fqinjët të lajmërojnë menjëherë policinë.

Karabinierët kanë arritur ta ndalojnë ukrainasin pas një arratie të shkurtër.

Top Channel