Të paralizuarit i kërkohet të vërtetojë që s’mund të punojë

22/09/2012 00:00

Babai i një djali 18-vjeçar në Angli i lindur i paralizuar u habit pamasë kur mori një letër nga kompania e sigurimit që i kërkonte djalit të tij të “vërtetonte që s’mund” të punonte përndryshe do të humbte asistencën për paaftësi.

Liam Barker ka lindur me një sëmundje të rrallë që i dëmton muskujt e quajtur Miotubular miopathy.

Kur lindi mjekët nuk i dhanë më shumë se 3 muaj jetë, por Liam tejkaloi çdo parashikim dhe dhjetorin e kaluar mbushi 18 vjeç.

18 vitet ai i ka kaluar i shtrirë në krevat, me frymëmarrje artificiale nëpërmjet aparaturave, pa mundur të ngrihet asnjë cast nën përkujdesjen prindërve të tij. Për paaftësinë ai merrte asistencë deri 3 muaj më parë, kur shoqëritë e sigurimit i ndërprenë pagesën dhe i kërkojnë të vërtetojë që s’mund të punojë.

Prindërit e tij janë shfaqur të xhindosur përballë këtij fakti dhe disa herë është mundur t’u shpjegojë autoriteteve gjendjen e djalit të tij, por sërish ato kanë këmbëngulur mbajtjen e një interviste me 18-vjeçarin për të vërtetuar se është i paaftë për punë.

Problemi është se 18-vjeçari, për shkak të sëmundjes nuk ka folur ndonjëherë dhe s’mund të flasë ende, por komunikon vetëm me shenja.

Rasti në fjalë bëri bujë në mediat britanike që sulmojnë sistemin, që sipas tyre, po viktimizon personat që vërtetë e meritojnë ndihmën dhe se mban në listë të tjerë të aftë për punë.

Top Channel