Turqi, komploti, 20 vjet burg gjeneralëve

21/09/2012 18:30

Një gjykatë turke dënoi me nga 20 vjet heqje lirie tre ish-gjeneralë, të shpallur fajtore për komplot për realizimin e një grushti shteti.

Vendimi u dha gjatë zhvillimit të një procesi që ka vendosur përpara ligjit disa qindra ish-funksionarë të ushtrisë, të akuzuar se kishin organizuar një tentativë për të rrëzuar qeverinë me prirje islamike.

Gjeneralët nuk i pranuan asnjëherë akuzat dhe u kundërpërgjigjën duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Erdogan për nisjen e një “gjuetie shtrigash” në ushtri, me qëllim errësimin e dështimeve të saj në çështjen kurde dhe problemet e tjera politike e ekonomike në vend.

Sipas gjykatës, ekzistojnë prova të qarta për tentativën e vendosjes së një bombe në një xhami dhe krijimin e një konflikti të armatosur me Greqinë, me qëllim që të justifikohej puçi.

Ndërkohë, 34 të pandehur në të njëjtin proces fituan pavarësinë.

Grushtet e shtetit në Turqi janë një fenomen i njohur edhe për shkak të fuqive të mëdha kushtetuese që i jepet ushtrisë, me katër grushte shteti midis viteve 1960-90.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA