“Facebook” shton vuajtjet e ndarjes

21/09/2012 18:10

Përpara se interneti të shkurtonte distancën midis njerëzve në vetëm një klikim larg, fundi i një marrëdhënie pasionante nënkuptonte ndërprerjen e çdo kontakti midis partnerëve dhe secili vazhdonte jetën e tij.

Por, “Facebook” e ka dëmtuar këtë proces, siç theksoi një studimi i ri, me shumë të sapondarë që mbeten miq dhe në kontakt me jetën e ish-patnerit të tyre.

Si rrjedhojë, kjo tendencë ka ndikuar në krijimin e një problemi të ri social, me rritjen e problemeve emocionale dhe vështirësi për të rifilluar jetën pas një ndarje.

Kërkuesja Tara Marshall, e Universitetit të Londrës, sugjeroi se të paktën një në tre persona kanë pasur probleme emocionale apo i kanë shtuar vuajtjet vetes, pikërisht për të këtë arsye.

Me 900 milionë përdorues të “Facebook” në botë, rrjeti është një mundësi e shkëlqyer njohjesh, por njëkohësisht edhe mundësi për t’u përballur vazhdimisht me ish-të dashur, siç tregoi edhe një anketë në Britani, ku më shumë se gjysma e përdoruesve të anketuar pranuan se shohin profilet e ish-ve të tyre.

Top Channel