“Agon” në Festivalin e Cikagos

21/09/2012 20:30

Filmi ‘Agon’ me skenar dhe regji të Robert Budinës do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar të filmit të Cikagos në seksionin zyrtar të regjisorëve të rinj.

“Ky është një nga festivalet më të vjetra amerikane. Është një mundësi e jashtëzakonshme për të shpërndarë filmin në Amerikë dhe arsyeja që është përzgjedhur filmi ishte sepse është një film që sjell turbullira të mëdha shpirtërore”, shprehet Budina.

Festivali i Cikagos ka një traditë 48-vjeçare dhe do të zhvillohet në muajin tetor. Filmi ‘Agon’ tregon historinë e dy vëllezërve emigrantë në Greqi. Ngjarjet zhvillohen në Selanik.

Vëllai më i vogël dëshiron t’i tregojë tjetrit se mund të ecë vetë përpara, por përfundon në një xhiro të pandershme shqiptarësh dhe vihet akoma edhe më shumë në rrezik kur bie në dashuri me partneren e kapobandës.

Në rolet kryesore Marvin Tafaj dhe Guljelm Kotorri. Producente, Sabina Kodra. Filmi është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kombëtare Kinematografike shqiptare, asaj rumune, greke dhe Euroimazh.

Nga 4 dhjetori do të shfaqet në Tiranë në rrjetin e kinemave “Imperial”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA