SHBA, radhë të gjata për iPhone 5

20/09/2012 00:00

Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur të formohen radhët e gjata për iPhone
5-ën, telefoni i fundit i ‘Apple’ që do të mbërrijë në tetë vende.

Konkretisht në Amerikë, Australi, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Hong Kong, Japoni dhe Singapor më datë 21 shtator. Ndërsa pas pak orësh do të jetë i mundur përditësimi i iOS6-ës.

Mes atyre që qëndrojnë në radhë ka edhe nga të ashtuquajturit ‘line sitters’, persona që janë gati të zënë radhë për të tjerë me pagesë.

Sipas blogut Cnet.com, një ditë në radhë kushton nga 40 në 150 dollarë. Rriten kështu ethet për iPhone-in që me mbi 2 milionë porosi të bëra në 24 orët e para, premton shitje rekord.

Edhe mbërritja e sistemit operativ iOS6 po pritet me padurim. Ai do të shkarkohet gratis dhe premton shumë risi.

Gjithashtu do të përmbajë Facebook të integruar dhe një sistem hartash pronë të Cupertino, që ka braktisur Google Maps.

Top Channel