Nëna zbulon vdekjen e së bijës në “Facebook”

20/09/2012 17:10

Një nënë zbuloi nëpërmjet rrjetit shoqëror “Facebook” se vajza e saj nuk jetonte më, pasi policia nuk kishte mundur të lajmëronte në kohë për vdekjen e saj.

Siç raportoi “The Sun”, 49-vjeçarja Cheryl Jones, mbeti e tmerruar kur pasi hapi profilin e saj, pa dhjetëra mesazhe ngushëllimi të miqve të të bijës.

Me një profil të mbushur me nderime dhe shprehje si “Pusho në Paqe Karla”, Jones humbi ndienjat, kur pasi telefonoi shtëpinë, në vand të vajzës u përgjigj një efektiv policie, i cili i konfirmoi lajmin e trishtë.

Aktualisht, një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar shkaqet e vdekjes së 30-vjeçares, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj.

Nëna e një vajze, Karla kishte vuajtur nga probleme në zemër gjatë fëmijërisë së saj.

Top Channel