Aerosmith kanë lajmëruar lançimin e albumit të tyre të ri me titull ‘Music From Another Dimension’ në Hollivud, ditën e mërkurë.

Banda e rokut që është formuar në vitin 1971 ka bërë të ditur gjithashtu datat e turit të tyre botëror ‘Global Warming’ që do të promovojë këtë album.

Ndryshe nga sa pritej, nuk ishte vokalisti Steven Tyler ai që tërhoqi vëmendjen e mediave, por 62-vjeçari Joe Perry i cili theksoi se do të votonte për Mitt Romney në zgjedhjet elektorale në SHBA.

“Unë jam republikan dhe do të votoj për Romney. Kam mbështetur fuqishëm edhe McCain dhe për këtë gjë mora shumë kritika”, u shpreh kitaristi i bandës.

Albumi i ri i Aerosmith do të dalë në treg më 6 nëntor. Ky është albumi i 15 për bandën amerikane të rokut.

Top Channel