Pattinson-Stewart drejt ribashkimit

19/09/2012 21:35

Kur tradhëtia e Kristen Stewart u shfaq në faqet e para të revistave, aktorja 22-vjeçare u shpreh se do të bënte gjithçka që mundej për të rifituar Robert Pattinson.

Tashmë, duket se “Bella” e “Twilight”, pati për herë të parë në dy muaj mundësinë që t’i thotë përballë njeriut që do ato fjalë që deri tani ka mundur t’i shprehë vetëm në media.

Sipas revistës “People”, çifti i aktorëve u takua gjatë javës së shkuar dhe duket se Robert është i gatshëm ta falë dhe të ecë përpara përsëri së bashku.

Një burim i afërt i 26-vjeçarit, u shpreh se “Pattinson është duke marrë në konsideratë që të falë Kristen, për atë që ai e konsideron “një gabim të pafajshëm””.

Sipas “mikut” të cituar nga “People”, “pak a shumë, kjo periudhë ndarje i ka shërbyer të dyve për të kuptuar se nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin. Kristen u hodh në krahët e Robert sapo e pa dhe i tha që ishte vetëm një gabim që nuk do të donte ta kishte bërë kurrë”.

Duket se rikthimi i Pattinson, në shtëpinë e përbashkët të çiftit në Los Anxhelos, tashmë mund të jetë i afërt.

Top Channel