“Dështakja” Nelly Furtado

18/09/2012 19:30

Nelly Furtado ka zbuluar se kur ishte studente bënte pjesë në një bandë muzikore me emrin Portuguese Mafia.

Këngëtarja kanadeze deklaroi për revistën ‘Live’ se e përjashtuan nga grupi për shkak se nuk ishte rebele sa duhej.

“Ne lëviznim me një furgon me xhama të zinj dhe ishim të specializuar në prishje festash dhe thyerje xhamash të autobusëve. Unë nuk i hidhja aq fort sa duhej gurët dhe për këtë më përjashtuan nga grupi”, kujton Furtado.

Më tej këngëtarja tregoi frikën që ka ndjerë kur në vitin 2002 ra nga tre metra lartësi gjatë një koncerti.

“Isha në Nju Orlins dhe po këndoja refrenin e këngës ‘I’m Like a Bird’. Rashë nga një platformë dhe publiku mendoi se rënia ishte pjesë e spektaklit, por unë u vrava shumë. Mendova se do vdisja.”

Top Channel