Një burrë egjiptian që i ngjan shumë Sadam Hysenit është sulmuar nga një bandë irakenësh të cilët sipas tij donin ta rrëmbenin dhe ta detyronin për të xhiruar një video pornografike.

Mohamed Bishr tha se videon grabitësit do e shisnin më pas si një material erotik ekskluziv të diktatorit të ndjerë. Ai shton se banda i ofroi atij rreth 335 mijë dollarë për “rolin”.

Myslimani i devotshëm bëri të ditur gjithashtu se kriminelët e telefononin shpesh duke e kërcënuar se do e grabisnin nëse nuk pranonte ofertën. Bishr tha për gazetën egjiptiane ‘Al Ahram’: “Tre burra të armatosur më nxorën nga makina dhe kur donin të më fusnin në një furgon më përplasën kokën diku dhe humba ndjenjat.”

Tashmë egjiptiani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nuk është hera e parë që ky person has probleme për shkak të pamjes së tij. Shumë irakenë që jetojnë në Egjipt e kanë sulmuar më parë pasi e ngatërronin me ish-liderin e tyre. Ata e rrëmbenin dhe kërkonin para në shkëmbim për Mohamed Bishr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA