Numri dy i misionit EULEX, Andreë Sparks ka deklaruar se në Kosovë veprojnë qindra operativë të Ministrisë së Brendshme dhe shërbimeve sekrete serbe.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Sparks ka nënvizuar se Beogradi zyrtar ende nuk ka mundësuar lëvizjen e lirë të misionit EULEX, pikërisht sepse në veri veprojnë agjentët e MUP-së, në kundërshtim me rezolutën 1244.

Pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve atje thonë se tani ata janë më të lirë që të veprojnë për shtrirjen e autoritetit në veri të vendit.

“Ajo pjesë është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës, por do të jetë edhe një koordinim me faktorin ndërkombëtar që është prezent në Kosovë”, deklaroi kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Ndërkohë, plani integrues për veriun, i përmendur disa herë nga kryeministri Hashim Thaçi, është ende në fazën e hartimit.

Në këtë mënyrë arsyetohet fakti që ideja për zgjidhjen e problemit në këtë pjesë të territorit nuk i është prezantuar fillimisht Kuvendit të Republikës.

I pyetur para pak ditësh për këtë çështje, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se në Kosovë keqkuptohet niveli i hierarkisë, duke lënë të nënkuptohet se SHBA dhe BE zënë një vend të rendesishëm në procesin e vendimmarrjes.

Top Channel