Kapet suedezi me armë

05/09/2012 00:00

Një shtetas suedez, i quajtur Lars Rosen, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, në Shkodër, pasi po tentonte të trafikonte drejt vendeve të BE-së 9 pistoleta të kalibrit 9 milimetra.

Shtetasi suedez, 32 vjeç, po udhëtonte nga Kosova drejt Gjermanisë me një linjë autobuzi dhe gjatë kontrollit që ka ushtruar policia kufitare i ka gjetur atij në çantën e shpinës, që e mbante të fshehur poshtë këmbëve, armët dhe nje sasi armatimi për pistoletat e markës ”Ekol Special”.

Burime nga policia kufitare pohuan se kishte informacion në rrugë operative se në autobuzin e linjës Kosovë-Gjermani, që po afrohej në drejtim të Muriqanit, ndodheshin armët. Ndaj shtetasit Lars Rosen është ngritur akuza e trafikimit ndërkombëtar të armëve luftarake.

Top Channel