“Mojito” rekord, 2100 litra

16/08/2012 21:20

Alessandro Selvaggi dhe Massimo Masini kanë thyer rekordin e përgatitjes së Mojito-s më të madhe në botë.

Baristët italianë, në datën 14 gusht, kanë bërë 2100 litra nga kjo pije.

Për këtë super-Mojito janë përdorur 350 litra rum, 3000 feta limoni, 1200 kg akull, 120 kg sheqer dhe 25 kg mente.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga baristët belgë, të cilët në 13 gusht të vitit 2011 përgatitën një Mojito prej 2011 litrash.

Top Channel