Universitetet amerikane, më të mirët në botë

15/08/2012 01:10

Universitetet amerikane janë më të mirë në botë! Kështu tregon një klasifikim i Universitetit kinez me qendër në Shangai “Jiao Tong”, i cili i rendit kolegjet në Shtetet e Bashkuara në vendet e para.

Italia fqinje, e pëlqyer shumë edhe nga vetë shqiptarët për të studiuar, ndodhet përtej vendit të njëqindtë me universitetet e Pizës dhe “La Sapienza” të Romës.

Kuptohet që para të gjithëve, në vend të parë është Universiteti i “Harvard”-it.

Megjithatë klasifikimi nuk u ka shpëtuar kritikave nga disa vende evropiane, sidomos nga Franca, që kontestojnë metodën e përdorur nga ana e studimit.

Kriteret u japin përparësi shkencave ekzakte në kurriz të atyre humane.

Top Channel