Somali, brutaliteti ndaj fëmijëve

13/08/2012 11:40

Fëmijëve në Somali u bëhet lavazh truri në mënyrë që në të ardhmen të kryejnë sulme vetëvrasëse ndaj Perëndimit.

“Shkollat e terrorizmit” i mbajnë fëmijët e vegjël (jo më shumë se 10 vjeç) të lidhur me zinxhirë dhe i mësojnë versionet më ekstreme të islamit. Atyre u thuhet se nëse bëhen martirë do të shkojnë në Parajsë.

Fotot e këtyre fëmijëve të publikuar tek ‘Daily Mail’ janë zbuluar nga hetuesi Neil Doyle pas një kontrolli në një shkollë të kryeqytetit somalez, Mogadishu.

Mësuesit thanë se fëmijët ishin lishur me zinxhirë sepse largoheshin nga orët e mësimit. Orët e mësimit jepen sipas udhëzimeve të një anëtari të Al Shabaab, grupit terrorist të frymëzuar nga Al Kaeda që ka “pushtuar” Somalinë.

Top Channel