Ish-banorët: Duam të kthehemi në Çernobill

13/08/2012 19:25

Duam të kthehemi dhe të jetojmë duke marrë parasysh rrezikun në “zonën e ndaluar” të Çernobillit, ende e kontaminuar nga elementë radioaktivë.

Kërkesa e çuditshme është bërë nga ish-banorët e zonës përreth reaktoreve të çentralit bërthamor, në adresë të kryeministrit ukrainas Mikola Azarov.

“Kam një shtëpi në Çernobill dhe shëndeti im është punë për mua”, ka thënë në kërkesën e shkruar Mikola Havriliuk, pensionist që u detyrua të largohej pas shpërthimit të impiantit.

Havriliuk është një nga 35 personat që kanë firmosur në letrën dërguar kryeministrit, të cilët gjithashtu shprehen të gatshëm të marrin përsipër rrezikun.

Kur kanë kaluar 26 vjet nga incidenti që përfshiu një nga reaktorët e çentralit bërthamor, në Çernobill ka ende një prani të lartë të elementëve radioaktivë të përhapur në ajër.

Top Channel