Gënjeshtrat dëmtojnë shëndetin

13/08/2012 17:00

Ju ndodh shpesh t’i zmadhoni gjerat, për t’i bërë historitë më interesante? I justifikoni vonesat, me një gënjeshtër çdo ditë më absurde?

Apo me keq se kaq, i thone te dashures se kishit shume pune, kur ne fakt po pinit nje birre me miqte? Keto reagime jo vetem sjellin probleme morale apo psikologjike, me keq se kaq- shkaktojne edhe deme ne shendet.

Ndoshta jo me kot dhe krijuesi i nje prej perallave me te famshme ne bote, Pinokut, e kthente personazhin e tij- ne nje gomar te keqtrajtuar.  

Nje studim shkencor i “Universitetin Notre Dame” te Indianas, paraqiti studimin e fundit, konkluzion i vezhgimit te 110 personave nga 18 ne 71 vjec.

Thuajse 50 % e vullnetareve u detyruan te thone te verten per nje periudhe prej 10 javesh, ndersa ne pjesen tjeter do te vendosnin si te silleshin vetë.

Anita Kelli, pedagoge e psikologjise dhe autorja e studimit- shpjegoi se saq here shtoheshin genjeshtrat, shendeti pesonte renie.

Te thuash genjeshtra eshte dicka e mundimshe, jo vetem ne nivel psikologjik por edhe per fizikun. Kush kerkon te devijoje nga realiteti e ve ne levizje trurin, duke e ngarkuar me nje pune shtese, per ta shpikur por edhe ruajtur genjeshtren.

Kjo perkthehet ne stres dhe ulje te aftesive reaguese te sistemit imunitar; duke e bere me te prekshem nga probleme si: dhimbje koke, dhimbje fyti, duke shtuar edhe rrezikun e renies ne depresion. Ndaj keshilla me e mire per te gjithe eshte “te thuash te verteten asgje me shume se ajo”.

Top Channel