Një kryq për të liruar të birin e marrë peng

24/07/2012 16:20

Në një skenë të denjë për filmat me vampira, të cilët largohen përpara imazhit të kryqit, një nënë në Filipinë liroi djalin e saj nga një pengmarrës, i cili mbante 9-vjeçarit të bllokuar me një kaçavidë në fyt.

Në një moment të pabesueshëm, të kapur në fotografi nga media vendase, një nënë gjeti këtë mënyrë të pabesueshme për të liruar të birin.

Keqberësi, i cili mori peng të miturin në qytetin Kuezon, mbeti i shtangur kur gruaja iu afrua me një kryq në dorë, duke i cituar psalme nga bibla.

I befasuar, ai i dha kohë nënës që të kapte dorën në të cilën ai mbante armën vdekjeprurëse drejt fytit të djalit, duke i dhënë kështu mundesine policisë që të ndërhynte dhe ta bllokonte pengmarresin.

Kurajo dhe ftohtësia e pabesueshme përballë një momenti të tillë dramatik, së bashku me skenën e rrallë që ofroi, i dhanë një famë të papritur filipinases në rrjetet ndërkombëtare të lajmeve gjatë së martës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA