Skandali i linjës Shqipëri-Kosovë

18/07/2012 00:00

Bllokimi që qeveria shqiptare i ka bërë ndërtimit të linjës së
interkonjeksionit me Kosovën vazhdon të shqetësojë bankën gjermane KFw,
që është financuese e projektit.

Tenderi për linjën u zhvillua në mars të vitit të kaluar, ku fituese rezultoi kompania kroate ‘Dalekovod’. Por qeveria shqiptare e bllokoi fillimin e punimeve, duke u shprehur se i çmimi i ofruar ishte rreth 8 milionë euro më i lartë se oferta e dyte.

Qeveria tentoi të zëvendësonte fituesin për ta lidhur kontratën me kompaninë boshnjake “Energoinvest”, qe hasi bllokaden e KFW-së.  Banka gjermane ende nuk ka marre nje pergjigje se çfare do te beje qeveria shqiptare ndaj se fundimi i kërkon në letrën e radhës drejtorit të OST-se, Arben Ibroja dhe dhe ministrit të Financave Ridvan Bode, të marrin një vendim përfundimtar nëse do e pranojnë  fituesin e tenderit. KFW i rikujton edhe një herë qeverisë shqiptare se tenderi  ishte transparent dhe në përputhje të plotë me rregullat e rëna dakord më parë nga Operatori shqiptar i transmetimit, ai i Kosovës si dhe nga vete banka.

“Në këtë kontekst do të donim të nënvizonim faktin se nëse qeveria shqiptare do të vendosë ritenderimin e linjës, kostot e saj do të jenë edhe më të mëdha nga tenderi i parë,” thuhet në letrën e fundit që dy drejtues të lartë të bankës gjermane i dërgojnë ministrit të financave Bode dhe drejtorit të OST. 

Më tej banka i bën të ditur qeverisë se nëse opsioni i saj i vetëm është ritenderimi, ajo do ta pranojë anulimin e tenderit të parë vetëm kundrejt disa kushteve. Kushti i parë i vendosur nga gjermanët është ai që anullimi i tenderit të kërkohet nga të dy palët e përfshira, si OST-ja shqiptare ashtu dhe operatori i transmetimit të Kosovës duke shpjeguar dhe arsyet përkatëse. Por pala kosovare e ka cilësuar tenderin si të rregullt duke i pranuar  rezultatet e tij, çka mund të rrezikojë të shtyjë vonesat pafund të ndërtimit të linjës.

Kushti i dytë i kërkuar nga KFW është që të dy operatorët e sistemeve të transmetimit të bien dakrd për metodën që do përdoret për vloerësimin e kostove që ka procesi i ritenderimit. Gjithashtu një tjetër kusht është ai i moscënimit të standardeve teknike. “KFW nuk mund të bëjë kompromis në këtë cështje dhe të lejojë uljen e standardeve teknike”, thuhet në letër. Ndërsa kushti i fundit lidhet me garancitë që banka kërkon nga qeveria shqiptare se nuk do të bllokojë sërish edhe një tender të dytë të mundshëm. “Ne kërkojmë një deklaratë zyrtare nga pala shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe OST, ku të pranohet se procesi i ritenderimit do të zhvillohet sipas standardeve të KFW-së do të pranohet nga OST pavarësisht kostos së fituesit”.

Kjo deklaratë është e nevojshme përpara se të rihapen procedurat për një tender të dytë, theksohet në letrën që dy drejtuesit e lartë të bankës gjermane i dërgojnë palës shqiptare. Këto parakushte thuhet në letër, i janë bërë të njohura edhe kryeministrit Sali Berisha nga vetë ambasadorja gjermane në Shqipëri në datën 7 maj të këtij viti. Në fund duke bërë të ditur se ky vendim i KFW për parakushtet i është komunikuar edhe qeverisë gjemrane banka nxit edhe një herë OST dhe Ministrinë e Financave të marrin vendimin përfundimtar për të vazhduar më tej bashkëpunimin e ngushtë.

Nderkohe deputeti i Partise Socialiste Artan Gaci thote se ritenderimi favorizon monopolet serbe.“Zgjidhet janë dy. KFW u shpreh qartë: I kërkojmë qeverisë që të qrartësojë pozicionin duke zhbllokuar proçesin e tenderit për linjën interkonjeksionit dhe boshtin e jugut, ose ta anullojë atë. Zgjidhja e parë, ajo e ndërtimit të linjës, është në të mirë të shqiptarëve, të kosovarëve dhe kundër monopolit serb. Zgjidhja e dytë, ajo e anulimit të tenderit, do të bëjë të humbur qeverinë shqiptare që do paguajë më tepër për të njëjtën linjë, do të bëjë të humbur shtetin e Kosovës dhe do të nxjerrë fitues vetëm monopolin serb”, deklaron Gaci.

Top Channel