Ekskluzive/ Pas shumë vitesh rikthehet Noçja e “Big Brother 1”, Najada Konomi në “Goca dhe Gra”: Më pyesnin për Olsin, doja…
“Shqipëria nuk shihet më si një njollë e errët në hartën e Europës nga spanjollët”- kështu shprehet kryeministri Edi Rama nga Barcelona, ku ndodhet për Samitin “Në mbrojtje të demokracisë”.
Gjatë qëndrimit atje, kreu i qeverisë është pritur nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, prej ku sipas tij, është shprehur një interesim për vendin tonë.
“Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë vite më parë ishte sinonim i një njolle të errët në hartën e Europës, ndërsa sot është emri i një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, ndërkohë që marrëdhëniet shtetërore me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”.
Kjo është mbledhja e katërt e Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili pas vizitës së të enjtes në Itali, e vijoi rrugëtimin drejt Spanjës, me ftesë të homologut Pedro Sanchez. Tema të samitit janë “Institucionet dhe multilaterizmi” dhe “Dezinformimi dhe teknologjia dixhitale”.
Samiti i organizuar nga Spanja dhe rrjetet politike të majta, zhvillohet në një kohë kur shkurtimet e ndihmës humanitare nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndërhyrjet ushtarake dhe kërcënimet për të braktisur NATO-n kanë tronditur marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kanë detyruar një rishikim të aleancave globale.
Top Channel