Opozita tre orë protestë, reagon ministri Lamallari: Shqipëria nuk do merret peng nga një pakicë që përdor të miturit

17/04/2026 22:30

Lidhur me protestën e opozitës, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Teksa ka nxjerrë foto nga molotovët e përdorur gjatë protestës, ministri përgëzon policinë dhe shkruan se “Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet”.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.

Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”-shkruan ministri.

Top Channel