Trump sulmon sërish NATO-n: Iu thashë të qëndrojnë larg, nuk na ndihmuan kur ishte e nevojshme
Një seri vdekjesh dhe zhdukjesh të shkencëtarëve dhe zyrtarëve me akses në sekrete të ndjeshme bërthamore dhe hapësinore ka ngritur alarmin në Shtetet e Bashkuara, ku që nga viti 2023 janë regjistruar të paktën 10 incidente në rrethana të paqarta.
Rastet kanë shqetësuar autoritetet në Uashington dhe kanë nxitur spekulime, ndërsa shumë prej personave të zhdukur nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Presidenti Donald Trump reagoi për herë të parë, duke e cilësuar situatën “shumë serioze” dhe duke paralajmëruar se brenda pak ditësh mund të ketë më shumë qartësi.
Presioni publik është rritur, ndërsa kritikat ndaj administratës janë shtuar për reagim të vonuar. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se po shqyrtohet mundësia e një hetimi nga agjencitë e inteligjencës, nëse konfirmohet ndonjë lidhje mes rasteve.

Një nga rastet më të bujshme është zhdukja e gjeneral-majorit në pension të Forcave Ajrore, William Neil McCasland, i cili u pa për herë të fundit në New Mexico, duke lënë pas sendet personale dhe duke marrë vetëm një armë. Zhdukja e tij ka shtuar edhe më shumë misterin.
Ngjarje të ngjashme përfshijnë zhdukjen e kontraktorit qeveritar Steven Garcia, si dhe dy punonjësve të Laboratori Kombëtar i Los Alamos, Anthony Chavez dhe Melissa Cassias, të cilët u zhdukën pa gjurmë në vitin 2025.

Në mesin e rasteve është edhe zhdukja e Monica Jacinto Reza, një drejtuese ekipi në NASA Jet Propulsion Laboratory, si dhe vdekjet e pashpjegueshme të studiuesve të përfshirë në programin DART të NASA.

Të paktën dy shkencëtarë, Karl Grillmayr dhe Nuno Loureiro, janë vrarë në rrethana të dhunshme, duke shtuar dyshimet për një model të mundshëm kriminal ose spiunazhi.

Ish-zyrtari i lartë i FBI, Chris Sweeker, sugjeron se pas këtyre rasteve mund të fshihet spiunazhi modern, ndërsa përmenden edhe shqetësime për interesin e vendeve rivale si Kina, Rusia dhe Irani.

Ndërkohë, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende një shpjegim të plotë, duke lënë hapur një nga misteret më të mëdha të viteve të fundit në fushën e sigurisë kombëtare.
Top Channel