Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës: Hajduti futi dorën dhe ia bëri mamit bam

17/04/2026 14:45

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për Liridona Ademajn, ku Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe të akuzuarit e tjerë në rastin për vrasjen e Liridona Ademajt.

Prokurorja Javorka Perlinqeviq gjatë fjalës së saj, tha se Murseli, bashkëshorti i Ademajt, ka vepruar për përfitim financiar dhe moral, duke e simuluar një grabitje në të cilën viktima është trajtuar si “dëm kolateral”, teksa sipas aktakuzës, ai ka marrë pjesë në organizimin dhe planifikimin e vrasjes.

Liridona Ademj u vra në nëntor të vitit 2023. Murseli akuzohet për planifikimin e vrasjes, Granit Plava akuzohet se e ka kryer vrasjen, ndërsa Kushtrim Kokalla akuzohet se e ka lidhur  vrasësin me Murselin.

Gjatë fjalës së Prokurores, ajo ka sjellë edhe deklarime që lidhen me fëmijët e viktimës, të dhëna gjatë një vizite të njërit prej djemve në Suedi, në prani të psikologes. Sipas prokurores, djali i madh ka deklaruar, “Hajni i futi dorën dhe i bëri mamasë bam”.

11:01 Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria Themelore e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj.

 11:17 Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, fjalët rrëqethëse të vëllait të saj në sallë: Edhe fëmijët do kërkojnë drejtësi për nënën e tyre

Në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt, ka rrëfyer edhe vëllai i saj, Leonardi. Ai u shpreh se këtë vrasje e ka organizuar Naim Murseli me Kushtrim Kokallën, duke e gjetur Granit Plavën si vrasës.

11:53 Vrasja e Liridona Ademajt, avokati i familjes: Të akuzuarit nuk meritojnë asgjë më pak se dënimi maksimal

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar dënim maksimal, burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

12:07 Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli mohon akuzat: Nuk kam gisht në këtë çështje

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj.

12:58 Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, caktohet data kur do të shpallet vendimi për tre të akuzuarit

Më datë 21 prill në orën 13:30, caktohet seanca e shpalljes së vendimit për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademaj.

Top Channel