Berisha rikthen propozimin për votimin me detyrim: E kanë disa vende në Europë dhe botë, mund të bënte ndryshimin

17/04/2026 20:43

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur gjatë protestës së tyre kombëtare, për propozimin e tij për ta kthyer të drejtën e votës në detyrim.

Ai tha se pjesëmarrja e plotë në zgjedhje do të sillte ndryshimin, pasi e njëjta gjë solli humbjen e Viktor Orban në Hungari.

“Ne para shqiptarëve dhe miqve tanë në botë u bëmë zëri i një shoqërie të plaçkitur, kemi arritur në kilometrin e fundit të rrugës së opozitës sonë të gjatë dhe të vështirë, ecim të siguritë. Kurrë në 35 vite nuk ka ushtuar zëri jonë më i fuqishëm opozitar. Duhet të jeni krenarë me veten tuaj, me misionin tuaj, kontributin që jepni me emrin dhe dinjitetin e këtij kombi.

Ka një mësim që ne shqiptarët mund ta nxjerrim nga zgjedhjet në Hungari, ajo që ishte ndryshe ishte pjesëmarrja masive mbi 80%. Kjo është arsyeja pse unë kam propozuar dhe insistuar për ligjin për votimin me detyrim.

Ligjin që e kanë një sërë vendesh demokratike në Europë dhe botë, vetëm një pjesëmarrje e tillë e detyruar do të mund të bënte ndryshimin. Mbi të cilin përfundimisht arrihen rezultatet që duhen.

Në Shqipëri një pjesëmarrje e tillë është rreptësisht e ndaluar. Është e ndaluar nga kërcënimet e votës së lirë“, tha Berisha.

 

Top Channel