Kombet e Bashkuara dhe UNMIK-u kanë një rol të rëndësishëm në Kosovë. Por, shtetet e Ballkanit kanë luajtur një rol të rëndësishëm po ashtu jo vetëm në Evropë, por edhe në politikat botërore.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, siç transmetojnë mediat serbe, ka thënë se në Ballkanin Perëndimor janë bërë ndryshime të rëndësishme, kurse vizita e tij në Kosovë do të jetë në pajtueshmëri me rezolutën 1244.

Ban Ki Mun do të vizitoj vendet e Ballkanit nga data 20 deri me 26 korrik, duke filluar nga Sllovenia e deri tek Maqedonia, kurse vizitën do ta mbyllë në Bosnje.

Shqipëria nuk hynë në axhendën e Ki Mun. Ai ka vlerësuar ndër të tjera shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, duke thënë se është i lumtur që do të përfaqësojë Serbinë si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme. Por, siç ka thënë duke komentuar deklaratat e Jeremic se Kosova mund të bëhet anëtare e OKB-së vetëm mbi trupin e tij të vdekur, Ki Mun ka sqaruar se në krye të OKB-së deklaratat e tilla nuk do të jenë të mundura.

   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA