Tonga, në martesën e vitit 4000 të ftuar!

14/07/2012 00:00

Martesa e vitit në Tonga ishte ajo mes Sinaitakala Tu’imatamoana ‘i
Fanakavakilangi Fakafanua dhe princit të kurorës.

Në shtetin e vogël në Oqeani, e reja u martua me kushëririn e saj Tupouto’a Ulukalala. Nusja u shfaq me fustan të bardhë të gjatë dhe vello, ndërsa dhëndri 25-vjecar, ishte elegant me kostum dhe kravatë.

E veçanta e kësaj dasme zhvilluar ne mesjave ishte edhe se në ceremoninë kishtare te rafinuar dhe me klas ishin të pranishëm 2500 të ftuar.

Nëpër rrugë njerëzit festuan dasmen e princit, ndërsa në darkën e shtruar për këtë rast kishte plot 4000 të ftuar, të pasur borgjezë dhe njerëz me gjak blu. Po ashtu disa e dasmës u shpall edhe festë kombëtare për shtetin e vogël ekzotik. Festimet do të vijojnë deri tëdielën, ku do të ketë edhe një dreke të madhe që do të zhvillohet në kryeqytet.

 

Top Channel