Pas “Angry Birds” vjen “Amazing Alex”

13/07/2012 00:00

Pas suksesit me “Angry Birds”, për të cilën është njoftuar një dalje në
trilogji, Rovio po provon të arrijë tjetër sukses me “Amazing Alex”.

Kompania finlandeze që ka krijuar pendorët e inatosur ka lançuar një lojë-mozaik në të cilën personazhi Alex provon të spostojë objekte të ndryshme të shtëpisë së tij, për të ndërtuar mekanizma zinxhir.

Janë plot 100 skema loje për të zgjidhur. “Amazing Alex”, që tashmë ka fituar njëfarë reputacioni në Twitter, është në dispozicion edhe për iOS, Android dhe Windows Phone.

Top Channel