Dashuria online, kujdes nga kurthet

13/07/2012 00:00

Kërkimi i shpirtit binjak online mund të kthehet në një makth. Për këtë
arsye e përditshmja franceze “Le Monde” u bën një apel në faqen e saj të
gjithë atyre që kanë qenë viktima shantazhi, kërcënimi apo uzurpimi të
identitetit.

“Dashuri online, nëse jeni mashtruar, dëshmoni”, shkruan gazeta prestigjoze franceze.

Ajo nënvizon se në vitet e fundit është shfaqur një fenomen i ri shqetësues, ai i organizatave kriminale që fusin në kurthe online zemrat e vetmuara.

Top Channel